Mashtrimi që iu bë Kurtit, Molliqaj: Fliste ‘Shkup e Shkodër’ prej vetëbesimit qe ka për fuqinë e tij për të impresionuar 

Mashtrimi që iu bë Kurtit, Molliqaj: Fliste ‘Shkup e Shkodër’ prej vetëbesimit qe ka për fuqinë e tij për të impresionuar 

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke folur për rrengun në të cilin ra kryeministri Albin Kurti nga dy komedianë rusë, deklaroi se nuk është diçka e jashtëzakonshme, por theksoi se diçka i kishte rënë në sy.

“Kurti nuk ka ndërruar fare. Prej kur unë e njoh, qe 8 vjet s’jemi takuar e as s’jemi parë, as në rrugë”.

“Gatishmëria e tij për të folur për gjithçka, mua më lë përshtypje, dhe gatishmëria e tij që të mos e kuptojë se nuk është duke folur me një president (presidentin e Letonisë). Ky folke ‘Shkup e Shkodër’, e kjo vjen prej vetëbesimit qe ai ka për fuqinë e tij për t’i impresionuar ndërkombëtarët dhe vendorët. Gjëja më e frikshme ishte qasja e tij instrumentalizuese deri në fund”, deklaroi Molliqaj në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova.

Tutje kryetari i PSD-së thekoi se instrumentalizimi i ka këmbët e shkurtra dhe se për këtë arsye kryeministri ynë çdo ditë e më pak ka miq, edhe vendorë edhe ndërkombëtarë.

Related Articles