Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Edon Bytyqin, një emër i njohur në publik për mashtrim.
“Hetuesit policorë përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Mitrovicën e Jugut, pas hetimeve te zhvilluara kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin i cili ka kryer dy (2) raste të mashtrimit në rajonin e Mitrovicës. Personi dyshohet se më herët ka kryer së paku edhe 14 vepra të tjera penale të mashtrimit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Dyshimi bazohet në prova se i dyshuari me anë të paraqitjes së rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke përdorur emra të personave publik dhe zyrtar, kishte vënë në lajthitje qytetarët duke i mashtruar që ti dërgojnë të para përmes institucioneve të transfereve financiare andaj hetuesit policor kanë paraqitur Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit në kërkim Edon Hisen Bytyqi”, vijon njoftimi.

“Duke marrë parasysh se ai ka urdhër-arreste aktive edhe për vepra të mëhershme penale dhe ekziston mundësia e lëvizjes së tij në shtetet e rajonit, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët bashkëpunim dhe për çdo informatë që posedojnë ta njoftojnë policinë me qëllim të lokalizmit dhe arrestimit të tij”.
Policia apelon tek qytetaret që të mos bien pre e mashtrimeve te kësaj natyre, për çdo dyshim të kontaktojnë policinë në stacionin më të afërt policor apo përmes numrave të telefonit:
-192
+383 28-532 363
E-mail: [email protected]
Aplikacioni: Lajmëro Policinë