Në Komunën e Leposaviqit ushtarët e KFOR-it kanë luajtur sot lojën e tërheqjes së litarit bashkë me serbët lokalë të cilët janë duke protestuar tash e sa ditë para objektit të Komunës.
Kjo duket se është bërë për të shtensionuar situatën e krijuar prej më shumë se një jave.
Lidhur me këtë, ka reaguar ambasada e SHBA-së në Serbi, duke thënë se kjo është “lufta e vetme” mes dy palëve.
“Lufta e vetme mes KFOR-it dhe serbëve në të cilën fitojnë të gjithë. Aferim djema!”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së në ‘Twitter’.
Jedina borba KFOR-a i Srba u kojoj svi pobeđuju. Svaka čast momci! https://t.co/wzKdJD21zc— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) June 6, 2023