Matoshi: Asociacioni buron nga konstitucioni kosovar dhe s’ka pse të nënshkruhet me Serbinë

Matoshi: Asociacioni buron nga konstitucioni kosovar dhe s’ka pse të nënshkruhet me Serbinë

Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kosova ka dalë fituese sa herë që ka dëgjuar këshillat e SHBA-ve dhe se Hovenier është në mbrojtje të Kosovës si shtet.

“Kosova sa herë është dakorduar me ShBA-në dhe i ka dëgjuar këshillat e tyre ka dalë fituese! Drafti i Asociacionit duhet të bëhet publik që të mendohet rreth tij në plan të gjerë dhe me qasje kritike. Ambasadori Hovenier është ‘frontman’ në mbrojtje të Kosovës shtet. Kush beson në shtetin e Kosovës si projekt i përhershëm i beson Amerikës, e kush beson se Kosova është projekt i përkohshëm është armik i lirisë!? Lirisë dhe të drejtave për të gjithë qytetarët e saj”, shprehet ai.

Sipas Matoshit, Asociacioni buron nga konstitucioni i Kosovës dhe s’ka pse të nënshkruhet me Serbinë.

“Asociacioni buron nga konstitucioni i Kosovës, pra është një e drejtë e dhënë në këmbim të pavarësisë kombëtare por ajo nuk po njihet. Mosnjohja e të drejtave sipas projektit ahzisaarian (në hartimin e të cilit ka marrë pjesë Hovenier!) e shpërbën shtetin kosovar. Pra, ndryshimi i parimeve të Pakos e pushon arsyen historike dhe politike për ekzistimin e shtetit të Kosovës. Tri kanë qenë arsyet e këtij projekti: 1. Liri dhe shtet kombëtar për shqiptarët kosovarë (si pavarësi zhdëmtuese; Mark Ëeller); 2. Ndëshkim i Serbisë dhe nxjerrje “aut” e forcave të saj të sigurisë që u përpoqën për gjenocid dhe 3. Mbrojtje e dyfishtë (ligjërisht obliguese – në bazë të ligjit ndërkombëtar) e qytetarëve serbë (ligji kosovar dhe Konventat) dhe si komunitet, përmes një entiteti juridik-politik që u jep atyre mbrojtje ndërkombëtare e të përhershme brenda shtetit kosovar. Statuti i Asociacionit buron nga konstitucioni kosovar dhe nuk ka pse të nënshkruhet me Serbinë”, deklaron Halil Matoshi.

Related Articles