Matoshi – Bajqinovcit: Jeni tu lujtë more me këtë shtet

Matoshi – Bajqinovcit: Jeni tu lujtë more me këtë shtet

Komentatori politik, Halil Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Matoshi në “Politiko” ka thënë se LVV-ja ka bërë shkelje Kushtetuese duke marrë vendime si qeveri në detyrë.

“Nuk mundni me nejt me një këmbë në Kuvend e me një këmbë në Qeveri. E keni keqkuptua prej Albinit e poshtë sepse ju jeni duke luajtur me këtë shtet, aty çka e keni keqkuptuar çka është qeveria kujdestare, qeveria në detyrë nuk guxon me marrë vendime që prekin buxhetin e shteti, nuk guxon me bë emërime të larta, ju e kemi emëruar shefin e Doganës, shkelje e Kushtetutës”, ka thënë Matoshi.

“Para se me u betu është marrë vendimi, Kurti nuk ka qenë i betuar si deputet”, ka thënë Bajqinovci.

Related Articles