Matoshi: Deklarata e Tërnavës antikushtetuese

Matoshi: Deklarata e Tërnavës antikushtetuese

Komentatori politik, Halil Matoshi e ka quajtur skandaloze thirrjen e Kryetarit të Bashkësisë Islame, Naim Tërnava për ndaljen e grevës.

Matoshi në Politiko, ka thënë se kjo është antikushtetuese, teksa i ka bërë thirrje atij të merret me punët e BIK-ut.

“Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, feja është neutrale në çështjet politike, dhe konsiderohet çështje private. Do të thotë nuk guxon feja të përzihet në punë të shtetit. Ky zotëria i BIK-ut, më mirë u kanë me heshtë mi këqyr punët e veta, dhe tendenca e tij ashiqare është me u përzi në shtet, dhe kjo është skandaloze”, ka thënë ai.

Related Articles