Publicisti Halil Matoshi i ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se problemi më i madh është shkolla e mesme.
Ai tutje tha që problemi është që këtu fëmijët kalojnë pa meritë dhe se prindërit bëjnë presion te arsimtarët që t’iu japin nota të mira por edhe mësimdhënësit nuk janë në nivelin e duhur.
“Edhe traktori kur s’na dhezë në arë, kemi qejf me ia lanë fajin Qeverisë, problemi është te na”, tha Matoshi.
Ai tutje tha që Serbia ka probleme me mentalitetin agresiv por 100 pikë janë para nesh në matematikë, shkencë dhe lexim-kuptim.
“Nxënësit tonë të shkollave fillore dhe të mesme nuk dijnë me kuptu atë që e lexojnë”, nuk dijnë me interpretu”, tha Matoshi.
Matoshi tutje ka thënë se as në televizioni nuk dijnë me kuptu se çka po thotë Halili.