Komentatori politik Halil Matoshi dhe Nexhemdin Spahiu kanë debatuar ashpër rreth retorikës së luftës.
Ne emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, Matoshi duke i është kundërpërgjigjur Spahiut ka thënë se politika me diskursin e luftës është duke e quar Kosovën drejt humnerës.
“Nëse shikon shumë nga humnera, humnera fillon me të shikuar ty. Kjo logjikë po e çon këtë shoqëri të re, këtë popull të posa dalë nga lufta… po e çon me këqyr në humnerë edhe shumë shpejt humnera ka me këqyr nga ne edhe keni mu ngi. Besojë edhe z. Spahiu edhe gjithë të tjerët. Keni mu ngi humënerë”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij, Kosova nuk është në rrezik nga lufta ashtu siç po flitet.
“Z. Spaiu, i keni dy kundërthënie fatale, e para vazhdimisht ke thënë se nuk mundet me pas luftë Kosovë- Serbi, por NATO me Serbinë, sonte the Kosova me Serbinë. Kjo është kundërthënia fatale e jotja”, ka thën137 Matoshi.
Sipas tij diskursi i Kosovës do të duhej të ishte paqja.
“Diskursi i luftës në Kosovë është i ri”.
Në anën tjetër, Nexhemdin Spahiu i është drejtuar Matoshit “po sillesh sikur unë po them me i ra Serbisë”.