Komentatorët politik, Fatime Hajdari dhe Halil Matoshi janë përplasur në debatin e organizuar në Politiko rreth të anëtarësuarve në Vetëvendosjen në qender në Tiranë.
Hajdari derisa ka thënë se shumica e anëtarëve të VV-së në Tiranë, janë të rinjë, ajo u kundërshtuar nga Matoshi.
“Vetëvendosje e ka qendrën e saj në Tiranë dhe përfaqësohet prej disa të rinjëve që kanë lindur e janë rritur në Shqipëri. Nuk e besoj që dikush prej nesh ka të drejtë të gjykojë të rinjtë që iu bashkohen partisë”, tha Hajdari në Politiko.
Ndërsa Matoshi i ka quajtur “pleqë matufa” anëtarët e VV-së në Shqipëri.
‘Po çfarë të rinjësh, ata janë pleqë matufa janë krejt. Gjeneratë krejt ka 60 vjet. Me Elvis Hoxhën e Ferajn e shohim Kosovën?”, ndërhyri Matoshi.