Matoshi kërkon nga KQZ-ja që ta ç’regjistrojë Listën Serbe

Matoshi kërkon nga KQZ-ja që ta ç’regjistrojë Listën Serbe

Publicisti Halil Matoshi ka thënë se do të ishte i habitur nëse nuk do të merrte pjesë në sulmin terrorist Radojiçiq.

Ai tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta shpallë organizatë të paligjshme Listën Serbe, përmes dy rrugëve, e para sipas tij është përmes gjykate dhe tjetra përmes KQZ-së.

Matoshi tutje tha që KQZ-ja duhet ta ç’regjistrojnë Listen Serbe.

“Vuçiq ose të distancohet nga terrorizmi ose të shpallet shtet i dështuar”, tha Matoshi në “Politico”.

Matoshi tha që pret akte dhe turbulenca ende sepse sipas tij puna ende nuk është kryer.

Veç kësaj ai shtoi se Qeveria e Kosovës duhet të merret aktivisht me situatrën në veri.

Related Articles