Matoshi: Misterioze pse Kurti nuk e shtyu afatin kur e kërkoi SHBA, por po e bën për Borrellin e Lajçakun

Matoshi: Misterioze pse Kurti nuk e shtyu afatin kur e kërkoi SHBA, por po e bën për Borrellin e Lajçakun

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 22 nëntor nis masa e gjobitjes për veturat me targa ilegale.

Masa e gjobitjes ishte paraparë të niste me datën 21, por që tani është shtyrë për 24 orë nisja e zbatimit të saj.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Bruksel, ku nesër do të ketë takim urgjent me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Kështu e quajti takimin e nesërm Bashkimi Evropian, derisa tha se do të ketë takime ndaras e më pas dhe takim të përbashkët Kurti-Vuçiç.

Analisti politik, Halil Matoshi, thotë për Gazeta Blic se shtyrja e gjobitjes për 24 orë lidhet me takimin e nesërm, që është bërë si një “time-out” deri në takim me Vuçiçin, teksa shton se Kurti do ta shtyjë vendimin por është misterioze pse nuk e bëri kur ia kërkoi SHBA.

“Po. Shtyrja për 24 orë e gjobave është bërë si “time-out” deri në takimin me Vuçiç-in. Kurti do ta shtyjë afatin por misterioz mbetet fakti pse këtë nuk e bëri kur ia kërkuan amerikanët e po e bën kur po ia kërkojnë Borell e Lajçak!?” thotë Matoshi.

Sipas tij, shtyrja e afatit për gjoba do t’i ulë tensionet dhe Kurti ia zgjat vetes jetën në krye të Qeverisë.

“Sidoqoftë, shtyrja e afatit për gjoba nga Kurti do t’i ulë tensionet në veri duke ia zgjatur jetën vetes në krye të Qeverisë, por se nuk e përmirëson pozicionin negociues të Kosovës”, deklaron Halil Matoshi

Related Articles