Komentatori politik, Halil Matoshi në Politiko tha se situatat në kufi nuk duhet të shihen me alarm të tepruar, duke theksuar se qytetarët janë mësuar historikisht me tensione të tilla.
Sipas tij, qëndrimi i shoqërisë ndaj zhvillimeve në kufi është i qetë dhe larg panikut, ndryshe nga, siç tha ai, qasja që shpesh reflektohet në diskursin politik apo mediatik, përfshirë reagimet e kryeministrit Albin Kurti apo titullin e emisionit.
“Ne në kufi nuk japim shumë rëndësi sepse jemi mësuar që 100 vjet me qëndru në kufi. Nuk alarmohemi shumë,” tha Matoshi në Politiko.
Ai shtoi se Serbia, si shtet i pavarur dhe sovran, ka të drejtë të ndërmarrë veprime brenda territorit të saj.
“Serbia është brenda territorit dhe brenda kufirit të vet. Ka të drejtë të bëjë çka të dojë në vendin e vet,” theksoi ai.
