Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka reaguar për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Ajo ka thënë se është e tmerrshme se çfarë po përjetojnë vajzat dhe gratë, duke shkruar se “Sa Dardani ecë lirshëm në rrugë veç ni Zot e din”.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ajo ka shkruar se që sa vite po themi “ishalla rasti i fundit”, por që rastet vetëm po rriten.
Shkrimi i saj i plotë:
Sa Dardani ece lirshem ne rruge veç ni Zot e din!
Tmerr çka po perjetojne vajzat dhe grate tona.
Qe sa vjet thojme, “ishalla” rasti i fundit, e rastet veç po rriten e po bohen ma te tmerrshme!
Duhet nje gjetje, nje s’po di çka qe iu fute ne palce friken idioteve dhe vrasesve,perndryshe shkum posht.
Ma e keqja per ato nana qe perjetojne dhune ne prezence te femijeve e traumat po e bojne te veten mas nje kohe!
S’kom fjale!