Opinionisti Halil Matoshi, gjatë debatit me politikan serb, Vladimir Arsenijeviq, përmendi edhe çështjen e dinarit.
Matoshi tha se në Kosovë e vetmja monedhë është Euro-ja.
“Beso z.Arsenijeviq që serbët e Kosovës kur është në pyetje vetura, prona e shtëpia e bëjnë me euro, është diskriminim ajo që e bëni ju në veri me pleq. Ti mbaj në xhep çfarë do monedha por monedha e vetme e pagesës në shtetin ku jetojmë është euro”, deklaroi ai.