Matoshi: Skandaloze është mosvotimi i Besnik Tahirit

Matoshi: Skandaloze është mosvotimi i Besnik Tahirit

Komentatori politik, Halil Matoshi ka komentuar listën e rezultateve preliminare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Matoshi e ka cilësuar si skandaloze mungesën e votave për t’ia siguruar edhe një mandat Besnik Tahirit, të cilin e cilësoi si deputetin më aktiv të kësaj partie.

“Mu më befason për të keq moshyrja e Besnik Tahirit dhe kjo strategjia e keqe e partisë. Mosvotimi i Besnik Tahirit nga ana e votuesve të partisë është skandaloze”, ka thënë ai në Kanal10.

Por megjithatë, ai është shprehur i bindur se edhe pas numërimit të votave AAK nuk do të pësojë ndryshim të votave.

“Te Aleanca vota nuk lëviz. Te deputetët edhe nuk lëviz”, ka thënë Matoshi.

Related Articles