Maxhuni pëson humbje me Finlandën nga Izraeli

Maxhuni pëson humbje me Finlandën nga Izraeli

Përfaqësuesja e Finlandës e ka nisur me humbje Eurobasketin. Të premten në Pragë, Finlanda pësoi nga Izraeli 89:87 pas vazhdimit prej pesë minutave.

Koha e rregullt e këtij takimi që i takoi Grupit A, u mbyll me rezultatin 79:79. Në vazhdimin prej pesë minutave, Izraeli ishte më i miri dhe arriti të fitojë me shifrat 9:5 për të startuar me fitore në Eurobasket, që nisi të enjten.

Finlandës në këtë duel nuk i ndihmoi as “double-double” i Lauri Markkanenit. Markkanen ishte më efikasi te finlandezët me 33 pikë e 11 kërcime. Pikë dyshifrore patën edhe Alexander Madsen (13) e Edon Maxhuni. Maxhuni për 30 minuta lojë, kontribuoi me 11 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime.

Në anën tjetër, Deni Avdija e udhëhoqi Izraelin drejt fitores, pasi ndeshjen e përfundoi me 23 pikë e 15 kërcime.

Related Articles