Kylian Mbappe tashmë ia ka komunikuar vendimin PSG-së për t’u larguar nga klubi francez këtë verë.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetarët e besueshëm, si David Ornstein dhe Fabrizio Romano.
Siç raporton gazetari britanik i The Athletic, teksa Mbappe i ka komunikuar vendimin parisienëve, kushtet ende nuk janë të rëna dakord mes tij dhe Real Madridit.
Real Madrid vazhdon të punojë për marrëveshjen me Mbappe me besim të plotë për ta realizuar atë, shton gazetari italian, Fabrizio Romano.
Mbappe do të largohet si agjent i lirë, pasi i mbaron kontrata me klubin francez në fund të sezonit.