Mbappe për thashethemet në lidhje me të ardhmen e tij: Jam mirë, i qetë

Mbappe për thashethemet në lidhje me të ardhmen e tij: Jam mirë, i qetë

Kylian Mbappe  është nisur për në kampin stërvitor të Federatës së Futbollit Francez në Clairefontaine, ku do të bashkohet me pjesën tjetër të shokëve të tij të “Les Blues”.

Sulmuesit të Paris Saint-Germain iu afrua një gazetar dhe e pyeti se si ndihet kur thashethemet për kalimin e tij të mundshme në Real Madrid po vazhdojnë.

“Unë jam mirë, i qetë”, iu përgjigj Mbappe, i cili shënoi dy gola në fitoren 2-0 të PSG kundër Reims te dielen.

Në atë ndeshje edhe Lionel Messi bëri debutimin e tij zyrtar me skuadrën në Ligue 1.

Real Madrid dhe PSG kanë qenë në bisedime për sulmuesin francez, ku sipas lajmeve të fundit,  transferimi mund të mos ndodh në këtë afat kalimtar.

Related Articles