Mbappe thotë se dëshiron të luajë për Milanin

Mbappe thotë se dëshiron të luajë për Milanin

Ylli në largim i PSG-së, Kylian Mbappe, ka thënë se është i hapur për një transferim të ardhshëm në AC Milan, pavarësisht raporteve se ai është i lidhur kalim në Real Madrid, transmeton Gazeta Enigma.

Mbappe ka folur mbi dashurinë e tij për Milanin dhe ka nxitur spekulime të reja për të ardhmen e tij të afërt. Ai tha se lidhja e tij me kuqezinjtë shkon prapa në rininë e tij, i ndikuar nga anëtarët e familjes që ishin mbështetës të flaktë të Milanit dhe dashuria e tij për shtatë herë fituesit e Ligës së Kampionëve nuk është zbehur me kalimin e viteve.

Në një intervistë me Sky Sport Italia, Mbappe pranoi se ai ishte ende duke mbajtur një sy të ngushtë tek kuqezinjtë në sezonin 2023-24, pasi ata përfunduan të dytët në Serie A.

“Kur isha fëmijë, kam qenë tifoz i Milanit dhe gjithmonë kam thënë që nëse një ditë vij në Itali, do të luaj në Milan. Kështu që ne kurrë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë, por unë gjithmonë shikoj ligën italiane – çdo ndeshje të Milanit. Që kur isha i vogël, kam qenë me një familje të afërt me timen, ata janë tifozë të mëdhenj të Milanit dhe kam qenë gjithmonë aty si një fëmijë në shtëpinë e tyre për të parë ndeshjet e Milanit, kështu që tani vazhdoj t’i shikoj ndeshjet, por ne kurrë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë”, tha sulmuesi 25-vjeçar.

Ndërsa një transferim te Reali këtë verë duket se është ende në kartat, admirimi i tij për Milanin sugjeron se një lëvizje në Itali mund të materializohet në të ardhmen, shkruan Goal, përcjell Gazeta Enigma.

“Isha në Paris, tani do të kem një klub të ri dhe jam shumë i lumtur me atë që kam, por kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë”, u shpreh Mbappe.

“E vetmja gjë që mund të them është se unë shikoj Serinë A, është një ligë shumë e mirë dhe ne shohim që vitin e ardhshëm, ata do të kenë shumë skuadra në Ligën e Kampionëve. Ata përmirësohen shumë dhe u uroj atyre fat të mirë”.

Pavarësisht deklaratave befasues të Mbappes, raportet tregojnë me qartësi të theksuar se e ardhmja e tij e afërt qëndron te Real Madrid. Fituesi i Kupës së Botës 2018 thuhet se ka rënë dakord t’i bashkohet gjigantëve spanjollë në një transferim të lirë, ku ai do të bëhet një nga anëtarët me fitimet më të larta të skuadrës dhe gjithashtu do të marrë një bonus masiv nënshkrimi. /Gazeta Enigma

Related Articles