Mbërrin në Prishtinë ambasadori i emëruar i SHBA-së, Jeff Hovenier

Mbërrin në Prishtinë ambasadori i emëruar i SHBA-së, Jeff Hovenier

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka arritur në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe.

“Sot e mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë një nder të shërbej si i ngarkuar me punë gjatë muajve të fundit”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.

Nesër pritet të mbahet ceremonia e marrjes së kredencialeve, siç ka bërë të ditur Giacobbe./Gazeta “Enigma”/

Related Articles