Mbesa e Adem Jasharit bëhet asambliste

Mbesa e Adem Jasharit bëhet asambliste

Sala Jashari, mbesa e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur asambliste në Kuvendin Komunal të Skenderajt.
Jashari, e cila garoi me listën e pavarur “Ideal”, mori 375 vota në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Anëtarja e familjes Jashari mbante numrin 5 në listën e pavarur “Ideal”, të udhëhequr nga Bekim Jashari.

Më i votuari i listës doli Nuredin Lushtaku, me 6 mijë e 694 vota. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles