Mbesa e Salih Mustafës me shkrim prekës: Afër kishe fëmijët, por jo Calin

Mbesa e Salih Mustafës me shkrim prekës: Afër kishe fëmijët, por jo Calin

Arta Mustafa, mbesa e Salih Mustafës, ka njoftuar për vdekjen e gjyshit të saj, Jahjait.

Në një shkrim prekës, Arta tha se gjyshi i saj kishte afër dy djemtë dhe vajzën e tij, por jo edhe djalin tjetër që po mban burgimin në Dhomat e Specializuara, Salih Mustafen.

Shkrimi i plotë i saj:

Gjyshi na la…

Dhimbje që vështirë përshkruhet me fjalë.

Ai ishte më shumë se gjysh – ishte zemra e familjes sonë, streha ku gjithmonë gjenim ngrohtësi, fjalë të urta dhe dashuri pa kushte.

Çdo këshillë e tij, çdo shikim, çdo përqafim, sot na mungon më shumë se kurrë.

Me ikjen e tij, një pjesë e shpirtit tonë u shkëput.

Afër kishe fëmijët e tu; Gencin, Benin e Dritën, por jo Calin.

Lamtumirë gjysh.

Do të na mungosh çdo ditë, në çdo kujtim, në çdo lutje.

Të kujtojmë përherë gjysh, ashtu si në këtë foto, me buzëqeshje e të bashkuar.

Varrimi i gjyshit do të mbahet nesër, e premte, në orën 12:00, në fshatin Rimanishtë

Related Articles