Tre të rinj kanë mbetur të lënduar ditën e sotme në Kodrën e Trimave në Prishtinë, lagje ku gjatë ditës së sotme ka pasur edhe të shtëna me armë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi rastin, por tha se lëndimi nuk ka ardhur si pasojë e të shtënave me armë.
Në media janë publikuar edhe pamjet e rënda nga ky rast dhe momenti se kur vetura godet një grup të rinjsh.
