Mbetet në paraburgim serbi i akuzuar për krime lufte në Kamenicë

Mbetet në paraburgim serbi i akuzuar për krime lufte në Kamenicë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ndaj Zlatan Arsiq, i cili akuzohet për krime lufte në Kamenicë gjatë vitit 1999.

Si rrjedhojë, Arsiq ka mbetur nën masën e paraburgimit.

Kujtojmë se aktakuza ndaj Arsiq është ngritur më 28 korrik të vitit të shkuar.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i akuzuari gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe, i uniformuar me uniformë të policisë serbe dhe i armatosur, e kishte ndaluar në qendër të qytetit të Kamenicës të dëmtuarin B.M. duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, traumë dhe pasoja në shëndet, si dhe, duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Sipas RadioKim, avokati i Arsiq, Vasilije Arsiq, ka mohuar që klienti i tij të ketë bërë diçka të kundërligjshme, duke pretenduar se Prokuroria nuk kishte paraqitur prova materiale që dëshmojnë përfshirjen e tij në veprat për të cilat akuzohet.

Related Articles