Që kur Qeveria e Kosovës mori vendim për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale, në ato RKS, janë regjistruar mbi 1 mijë automjete.
Kështu ka deklaruar Veton Elshani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut.
Ai ka thënë se numri i automjeteve të cilat janë regjistruar në RKS, që nga fillimi i nëntorit e deri tani ka shkuar në një mijë.