Një nga arsyet kryesore të aksidenteve të shpeshta është mosrespektimi i rregullave të komunikacionit.
Një nga mënyrat më efektive për parandalimin e këtyre aksidenteve është gjobitja e shoferëve që shkelin rregullat e trafikut, shkruan Gazeta Enigma.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 593 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 62 aksidente, 23 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 39 vetëm me dëme materiale.