Në 24 orët e kaluara në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 2.528 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 124 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 76 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 40 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 87 pacientë po trajtohen në Veles dhe 95 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 92 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 98 në Prilep, 361 në kovid – qendër në Gostivar dhe 23 në Strugë. 116 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 34 në Koçan, 37 në Kërçovë, 57 në Kavadar, 22 në Gjevgjeli.
“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.528 dhe ka rreth 550 shtretër të lirë.
“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë.