Më shumë se 10 mijë njerëz janë duke pritur në aeroportin e Kabulit për t’u evakuuar, tha departamenti amerikan i mbrojtjes në një konferencë shtypi të mërkurën, ndërsa evakuimet në Afganistan vazhdojnë teksa mijëra njerëz përpiqen të largohen nga vendi.
Evropa dhe pjesa tjetër e botës po përpiqen të përfundojnë evakuimet përpara afatit të tërheqjes nga SHBA që i bie e martja e ardhshme (31 gusht), shkruan Euronews, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Që kur filloi evakuimi më 14 gusht, afërsisht 88 mijë njerëz janë larguar, përfshirë 19 mijë njerëz që janë evakuuar gjatë 24 orëve të fundit.