Ka shkuar në 11 numri i emigrantëve të vdekur dhe në 64 i atyre që janë zhdukyr të hënën pas përmbytjes së dy anijeve në jug të Italisë, sipas një organizate bamirësie gjermane, rojes bregdetare italiane dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara.
Grupi gjerman i ndihmës RESQSHIP, i cili operon me anijen e shpëtimit Nadir, tha se mori 51 njerëz nga një varkë prej druri që po fundosej, duke përfshirë dy që ishin pa ndjenja, dhe gjeti 10 trupa të bllokuar në kuvertën e poshtme të anijes.
“Lutjet tona janë me familjet e tyre. Jemi të zemëruar dhe të trishtuar”, shkruante në X.
RESQSHIP tha se të mbijetuarit iu dorëzuan rojes bregdetare italiane dhe u hodhën në breg të hënën në mëngjes, ndërsa Nadir po bënte rrugën për në ishullin Lampedusa, duke tërhequr varkën prej druri me trupat e të ndjerit.
Agjencia e OKB-së për Refugjatët UNHCR, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF thanë në një deklaratë të përbashkët se emigrantët e kapur nga organizata bamirëse gjermane vinin nga Siria, Egjipti, Pakistani dhe Bangladeshi, shkruan Reuters.