Mbi 150 punëtorë shëndetësorë të një spitali në Houston refuzuan të vaksinoheshin kundër COVID-19 por ky vendim u solli atyre shkarkimin nga spitali.
Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i spitalit, i cili tha se në mesin e 200 punëtorëve, 153 dhanë dorëheqje ose u shkarkuan.
Për këtë vendim pati pakënaqësi pasi infermierja Jennifer Bridges, tha se do ta dërgojë rastin deri në Gjykatën Supreme, pasi padia e saj u refuzua.
Madje gjykatësi u tha punëtorëve që u ankuan se mund të drejtohen në vende të tjera të punës, nëse nuk iu pëlqen kërkesa për t’u vaksinuar