17 mijë e 684 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani janë administruar 825 mijë e 745 doza të vaksinave.
548 mijë e 855 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, ndërsa 276 mijë e 890 me dozën e dytë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës. Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që së fundmi në vend është rritur numri i rasteve të infektuara me virus.
Përkundër që shumë qytetarë kanë dashur të vaksinohen kundër këtij virusi, për ditë me rrallë ka qenë e pamundur të zënë terminë të lira për vaksinim.