Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 254 tiketa trafiku.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 50 aksidente, 14 prej tyre me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.
Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 17 persona e dhjetë janë dërguar në mbajtje, kurse dy persona janë në vuajtje të dënimit.