Mbi 240 shkolla në Hungari kërcënohen me bombë, ndalet mësimi

Mbi 240 shkolla në Hungari kërcënohen me bombë, ndalet mësimi

Policia në Hungari është duke hetuar kërcënimet me bombë që u janë dërguar mbi 240 shkollave.

Si rrjedhojë është ndaluar menjëherë mësimi.

Kërcënimet, të cilat erdhën përmes emailave, ishin të njëjta dhe me gjasë të dërguara nga një person, ka thënë policia.

Policë ishin dërguar nëpër institucionet e prekura mirëpo asnjë bombë apo pajisje shpërthyese nuk është gjetur në objekte.

Autoritetet kanë thënë se mësimi mund të vazhdojë si zakonisht, raportoi AP, transmeton Gazeta Engima.

Shefi i stafit të kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyas, ka thënë se shërbimet sekrete hungareze janë konsultuar edhe me homologët në Sllovaki, pasi edhe atje ishin bërë kërcënime të njëjta me bombë.

Të mërkurën, një numër shkollash në disa qytete në Bullgari po ashtu morën kërcënime të tilla. /Gazeta Enigma

Related Articles