Mbi 246 mijë persona në Kosovë përfitojnë nga skemat pensionale

Mbi 246 mijë persona në Kosovë përfitojnë nga skemat pensionale

Personat që përfitojnë nga skemat pensionale në Kosovë janë gjithsejt 246 mijë e 533.

Këto janë të dhënat që lajmi.net i ka siguruar nga Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve.

Nga ky numër, 149 mijë e 967 persona përfitojnë nga pensioni bazë.

Nga skemat pensionale për pensionin familjar, përfitojnë 2 mijë e 898 persona.

Pensioni familjar sipas ligjit është pensioni i rregullt mujor i paguar për anëtarët e familjes në rast të vdekjes së të punësuarit, që ka qenë në marrëdhënie pune.

Të pensionuarit nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) që përfitojnë nga skemat pensionale janë gjithsejt 1 mijë e 322 persona, kurse të pensionuarit nga FSK që përfitojnë janë 770 vetë.

Lajmi.net ka siguruar po ashtu të dhëna për pensionet që marrin ish-punëtorët e Trepçës, personat me aftësi të kufizuara (PAK), pensionet kontributive, ato parciale kontributive dhe të tjera.

Related Articles