Më tepër se 260 mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Gaza, derisa forcat e Izraelit vazhdojnë bombardimet në enklavën palestineze.
Sipas Kombeve të Bashkuara ky është numri më i madh i njerëzve të zhvendosur që prej 50 ditëshit të eskalimit në 2014. Por ky numër pritet që të rritet edhe më, raporton BBC.
Rripi i Gazas është shtëpia e mbi 2.3 milionë njerëzve dhe ka njërën nga dendësitë më të mëdha të popullsisë në botë.
Bombardimet e fundit atje kanë shkatërruar mbi 1,000 njësi banimi.