Raporti i fundit i OKB-së, thotë se 3 mijë e 778 civilë u vranë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, të paktën 251 prej tyre fëmijë, shkruan BBC, transmeton GazetaEnigma.
Rreth 4 mijë e 186 të tjerë u regjistruan si të plagosur, kryesisht si rezultat i granatimeve dhe sulmeve me raketa.
Ndërkaq, zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se numri aktual i vdekjeve dhe i lëndimeve ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë për shkak të vështirësive të numërimit të viktimave në një zonë lufte./ GazetaEnigma