Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107.269 raste nga 597.019 persona të dyshimtë në virusin COVID-19 dhe 2241 raste të vdekjes, raporton Gazeta Enigma.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.725 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.303.
Ndryshe, ditëve të fundit në raportin e IKSHPK-së shihet se numri i të infektuarve me virus dhe numri i vdekjeve ka rënë, derisa numri i të shëruarve është rritur.
Ndërsa, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit anti COVID-19, ku është bërë e ditur se edhe 100 mijë e 620 doza të vaksinës pritet të arrijnë në Kosovë.