Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të shtunën se mbi 30 luftanije janë nisur për ushtrime në Detin e Zi si pjesë e manovrave të planifikuara detare. Anijet u nisën nga portet në Sevastopol dhe Novorossiysk.
Në deklaratën e ministrisë ruse thuhet se ushtrimet do të zhvillohen nën udhëheqjen e admiralit Igor Osipov, komandant i Flotës së Detit të Zi në forcat detare ruse.
“Qëllimi i ushtrimit është që të mbrohet bregdeti i Gadishullit të Krimesë, bazat e forcave të Flotës së Detit të Zi si dhe hapësirat me rëndësi ekonomike për vendin, linjat detare të komunikimit dhe aktiviteti ekonomik detar nga kërcënimet ushtarake të armikut imagjinar”, thuhet më tej në deklaratë.
Ministria tha se në ushtrime do të përfshihet edhe qitja me municion real, me raketa, artileri dhe armë që lëshohen nga ajri kundër caqeve detare, bregdetare dhe ajrore, shkruan CNN, përcjell Gazeta Enigma.
Në ushtrime do të marrin pjesë mbi 30 luftanije, përfshirë fregatat, anijet patrulluese, anijet e vogla me raketa dhe barkat me raketa, anijet që mund të prekin në breg, anijet e vogla anti-nëndetëse si dhe anijet për mbrojtje nga minat ujore, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/