35 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus nga 165 testime të kryera, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Numri i rasteve pozitive është më i ulët se ditët e mëparshme, por në të njëjtën kohë është ulur ndjeshëm dhe numri i testimeve. Një ditë më parë, nga 595 testime të kryera, 139 qytetarë rezultuan të infektuar me këtë virus.
141 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273 mijë e 262 që nga fillimi i epidemisë.