Kanë kaluar mbi 31 orë prej kur një pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike, pas një incidenti të zjarrit në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT. Mijëra konsumatorë janë duke u përballur me mungesë të rrymës, ndërsa KEDS ka deklaruar se puna po vazhdon, raporton Gazeta Sinjali.
Njoftimi i fundit është dhënë pas orës 12:00, ku thuhej se “KEDS ka angazhuar dhjetëra punëtorë që të rikthejë në punë sa më shpejt Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it.”
“Ekipet tona tashmë kanë përgatitur asetet e KEDS-it dhe jemi në pritje të përfundimit të punimeve nga ana e KOSTT-it, të cilët gjithashtu janë në vlugun e punës që ta rikthejnë sa më shpejt energjinë elektrike.”
KEDS ka bërë të ditur se 10,000 konsumatorë po vazhdojnë të mos kenë energji elektrike.