Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se gjatë këtij viti kanë lindur 36,238 fëmijë.
Ajo ka thënë se familjet do të marrin bonusin e bebes.
“Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë. Me Buxhetin 2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur”, ka njoftuar ajo. /Gazeta Enigma.