Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në virusin COVID dhe 2.226 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4889.
Ndryshe, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19 për personat mbi moshën 65 vjeç.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në prezantimin e Programit qeverisës një ditë më parë para deputetëve tha se menaxhimi i pandemisë është prioritet kryesor i programit.
“Janë bërë 55 ditë nga marrja e detyrës së Qeverisë. Në këto ditë kemi bërë shumë punë, siç e kemi thënë edhe në program prioritet është menaxhimi i pandemisë. Kemi bërë një plan për të bërë këtë menaxhim. Masat të cilat i kemi marrë ishin efektive”, tha Kurti ndër të tjera.