Mbi 41 milionë euro llogaritet të jetë vlera e pasurisë së paluajtshme, të përfituara në mënyra të paligjshme, që është konfiskuar e sekuestruar nga shteti i Kosovës.
Nga kjo shumë, 33 milionë euro është vlera e pasurisë së sekuestruar, objektet e konfiskuara arrijnë shumën e 3,4 milionë eurove, ndërsa asetet e ngrira janë rreth 4.6 milionë euro.
Autoritetet e vendit kanë sekuestruar 5 shtëpi me vlerë financiare të përgjithshme prej 867,885 euro dhe 10 banesa me çmim të përgjithshëm prej 575,456 eurosh, raporotn REL.
Po ashtu, shteti i Kosovës ka arritur të sekuestrojë një klinikë që përbën vlerën 769 mijë eurove, si dhe katër parcela me vlerën totale 339,728 eurove.
Në vend janë të sekuestruara një lokal me vlerë prej 59,790 euro dhe një motel prej 320 mijë sosh.
Këto të dhëna janë siguruar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar./Gazeta Enigma/