Mbi 46 mijë pacientë pranuan ndihmë emergjente në QKUK

Mbi 46 mijë pacientë pranuan ndihmë emergjente në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur se në Klinikën Emergjente kanë pranuar tretman mjekësor 46 mijë e 769 pacientë, në gjashtë muajt e fundit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se prej këtyre 4 mijë e 770 janë pranuar për trajtim  të mëtejmë në klinika të ndryshme internistike dhe kirurgjike.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, mbi 10 mijë pacientë janë trajtuar në reanimim, 15 mijë ne shërbimin internistik, 7 mijë e 505 raste kirurgjike, mbi 10 mijë pacientë në shërbimin ortopedik”.

“Poashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 636 operacione në sallat operative dhe  mbi 3 mijë raste në sallën  e vogël të intervenimeve”, thuhet në njoftim.

Related Articles