Mbi 5 mijë delfinë kanë ngordhur si rezultat i pushtimit rus në Ukrainë

Mbi 5 mijë delfinë kanë ngordhur si rezultat i pushtimit rus në Ukrainë

Më shumë se 5 mijë delfinë kanë ngordhur si rezultat I pushtimit rus në Ukrainë, thonë shkencëtarët, duke fajësuar pajisjet sonar të përdoruara nga forcat detaje të Vladimir Putinit.

Shifra e vërtetë mund të jetë edhe më e lartë, sipas biologut Ivan Rusev, i cili tha se anijet dhe nëndetëset e vendosura në Detin e Zi po shkaktojnë ngordhjet.

Rusev, i cili punon në Parkun Natyror Kombëtar të Tuzly Lagoons në rajonin jugor të Odessa të Ukrainës, tha se vetëm pesë përqind e delfinëve të ngordhur po dalin në breg.

95 përqind e mbetur fundoset në fund të Detit të Zi, tha ai.

Ai sugjeroi në një postim të mëparshëm në Facebook se hidrolokatori i përdorur nga anijet detare të Detit të Zi të Moskës, si anijet dhe nëndetëset, po ndikonte në shëndetin e kafshëve, shkruan Daily Mail.

Pictured: A dead dolphin is seen in shallow water with a large wound on its back

Related Articles