Mbi 50 persona përfunduan në spital pasi një vagon me amoniak u përmbys në Serbi

Mbi 50 persona përfunduan në spital pasi një vagon me amoniak u përmbys në Serbi

Gjashtë pacientë janë pranuar në Qendrën Klinike Universitare të Nishit në Serbi për shkak të pasojave të helmimit me amoniak që rrodhi nga një vagonë-cisternë, i cili doli jashtë binarëve të hekurudhës.

Gjithsej 51 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjersa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, raporton N1.

“Katër janë në repartin e reanimacionit dhe dy në departamentin e toksikologjisë. Të gjithë kanë parametra jetësorë të qëndrueshëm me simptoma irrituese dhe djegie të lehta kimike”, njoftoi spitali i Nishit duke njoftuar se deri më tani nuk ka pasur viktima.

Vagoni me cisternën e ngarkuar me amoniak është përmbysur në pjesën e autostradës Nish – Dimitrovgad, midis Pirotit dhe Stanicenjës, jashtë zonës së banuar.

Është një tren mallrash që qarkullon çdo ditë në këtë seksion, duke transportuar lëndë të para nga Bullgaria në Prahovë dhe Shabac.

Përbërja e ngarkesave përfshinte njëzet vagonë-cisternë, të cilat janë në pronësi të kompanisë Elixir.

Me rastin e ngjarjes fatkeqe, policia ka njoftuar dhe këshilluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi. 

Related Articles