Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 713 pacientë.
Sipas SHSKUK’së, 598 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
563 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Vetëm në klinikat COVID në QKUK janë të shtrirë sot 288 pacientë, 15 prej të cilëve në gjendje të rënduar.