Mbi 6 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal brenda 9 ditësh

Mbi 6 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal brenda 9 ditësh

Është njëri nga rreth 500 pacientët, që brenda ditës i nënshtrohen këtij procesi.

Vaksinimi kundër gripit sezonal po vazhdon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Musli Bunjaku ka tash e 9 vite që vazhdimisht imunizohet kundër këtij gripi.

Njëjtë po mendon edhe një qytetar tjetër që u vaksinua këtë të enjte.

Dozat që u jepen pacientëve, ruhen në një frigorifer të veçantë. Madje edhe temperatura e tyre është e caktuar.

Numrin e dozave që janë dhënë deri më tani e tregon specialisti i mjekësisë familjare, Naim Sfeçla.

Mjeku pohoi gjithashtu që shpërndarja e vaksinave nëpër QMF-të tjera ka ndihmuar menaxhimin e fluksit.

Ndërkohë që njofton se cila grupmoshë po shfaq më shumë interesim për t’u imunizuar.

85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal që janë ndarë për këtë vit kanë afat deri më 14 gusht të 2023-tës.

Qendrat e Mjekësisë Familjare furnizohen çdo ditë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Related Articles