Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se deri më tani janë infektuar 106 mijë e 442 qyetetarë me COVID-19, kurse janë regjistruar 2 mijë e 208 raste të vdekjes, raporton Gazeta Enigma.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 97 mijë e 675 raste, kurse i rasteve aktive është 6 mijë e 559.

Kurse, dje në Kosovë janë regjistruar pesë vdekje dhe 97 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë është vërejtur një rënie e numrit të rasteve me coronavirus dhe atyre të vdekjeve.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles