Partia Demokratike e Kosovës me Besim Ilazin është duke prirë bindshëm me 58.74% të votave në Komunën e Kaçanikut, pas numërimit të 60% të votave.
Ndërkohë, Jeton Raka i Lëvizjes Vetëvendosje deri më tani ka marr 41.26% të votave.
Nga rezultatet e para që kanë filluar të publikohen në uebfaqen e KQZ-së, Besim Ilazi i Partisë Demokratike të Kosovës është duke prirë me 61.72% të votave në Kaçanik.
Ndërkohë kundëkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Raka ka marrë 38.28% të votave.
Sot në Kosovë është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.